Tragjike në Indi, autobusi përplaset me kamionin, 13 të vdekur

28 Dhjetor 2023 | 18:05

Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në Indi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion,ku kanë humbur jetën 13 persona.

Sipas Sky News, 12 pasagjerët në autobus humbën jetën nga zjarri që shpërtheu pas aksidentit, ndërsa drejtuesi i kamionit humbi jetën nga përplasja.

16 persona të tjerë pësuan djegie ose fraktura dhe u dërguan në spital për të marrë trajtimin e duhur.

“Unë po udhëtoja nga Gouna kur autobusi u përmbys pasi u përplas me kamionin dhe mori flakë”, tha një nga të plagosurit për Associated Press.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi me shkaqet kryesore që janë shoferët e pakujdesshëm, kushtet e këqija të rrugës dhe automjetet e vjetruara.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor

Ushtritë kineze dhe ruse kryen të shtunën stërvitjen e tyre të 11-të strategjike ajrore të përbashkët mbi Detin e Japonisë, Detin e Kinës Lindore dhe...
15:04 | 27/06/2026

Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

Mediat shtetërore iraniane raportuan se sulmet goditën një antenë telekomunikacioni në zonën Sirik të Iranit jugor. Bahreini tha se ishte shënjestër e “një numri” dronësh...
14:45 | 27/06/2026

Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

Kriza në industrinë automobilistike po i shtyn prodhuesit e mëdhenj të makinave drejt industrisë ushtarake. Pas lajmeve se Volkswagen po shqyrton prodhimin e pajisjeve për mbrojtjen ajrore,...
14:02 | 27/06/2026