Tragjike në SHBA|Atentat ndaj 2 ligjvënësve në Minesota, bashkëshortët humbin jetën

14 Qershor 2025 | 18:36

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brooklyn Park, Minesota, ku dy ligjvënës nga Partia Demokratike në shtetin e Minnesotës janë sulmuar me armë në shtëpitë e tyre në SHBA.

Përfaqësuesja e Senatit Shtetëror, Melissa Hortman, dhe bashkëshorti i saj, Mark, u qëlluan dhe u vranë rreth orës 3:35 të mëngjesit në shtëpinë e tyre, sipas konfirmimeve nga zyrtarët në një konferencë për shtyp këtë të shtunë.

Në të njëjtën kohë, një sulm tjetër ka ndodhur në shtëpinë e senatorit John Hoffman, ku ai dhe gruaja e tij u qëlluan nga i njëjti person që hiqej si një polic.

Policia arriti menjëherë në vendngjarje dhe shpëtoi senatorin Hoffman dhe gruan e tij, të cilët u dërguan në spital për trajtim pas një operacioni dhe tani janë jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari, i cili është ende në arrati, shkëmbeu të shtëna me policinë gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Komisioneri i Sigurisë Publike për Minesotën, Bob Jacobson, i cili foli gjatë konferencës për shtyp, theksoi: “Kjo është një ditë e errët sot për Minesotën dhe për demokracinë. Ne nuk do të lejojmë që frika ose dhuna të përcaktojnë se kush jemi, ose si ecim përpara.”

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të mos i afrohen të dyshuarit, të qëndrojnë në shtëpi duke mos hapur derën për askënd, përveçse nëse paraqiten dy oficerë policie bashkë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026