Trajnere femër për “3 luanët”, kush mendohet se do e zëvendësojë Southgate
Kombëtarja e 3 luanëve nga viti 2024 mund të drejtohet nga një trajnere femër. Ky është lajmi i cili po qarkullon në mediat britanike, me Gareth Southgate të cilit i përfundon kontrata në vitin 2024.
Tekniku i cili ia doli të kualifikonte Anglinë deri në finalen e Europianit të 2020-ës është emëruar në krye të skuadrës në vitin 2016 është trajneri me më tepër fitore në histori.
Së fundmi kanë qarkulluar informacione se kontrata e tij nuk do të rinovohet, e një nga emrat që do ta zëvendësojë është pikërisht Sarina Wiegman. Wiegman nuk është një emër i panjohur, pasi aktualisht është trajnere e kombëtares së femrave, ndërsa rezulton e suksesshme, teksa ka triumfuar në kampionatin evropain, ndërsa është finalsite në Botërorin që po zhvillohet në Australi.
Ka qenë shefi ekzekutiv i Federatës Angleze, Mark Bullingham ai i cili ka pohuar se emri i Ëiegman do të merret nën shqyrtim vitin e ardhshëm.
“Pse duhet të jetë gjithmonë një mashkull? Sarina po bën një punë të shkëlqyer te kombëtarja e femrave, por mendoj se këtë gjë mund ta bëjë edhe te ajo e meshkujve. Nëse në një moment në të ardhmen ajo vendos të marrë përsipër një skuadër meshkujsh, ky do të ishte një hap vërtet interesant. Unë mendoj se ajo është e aftë për këtë gjë”,-tha Mark Bullingham.
Emërimi i saj në krye të skuadra do të shënjonte dhe trajneren e parë femër që drejton tre luanët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta