Trajneri Carrick i hapur për rikthimin e Rashford te Manchester United

18 Prill 2026 | 14:33

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick ka deklaruar se nuk është marrë ende një vendim për të ardhmen e sulmuesit Marcus Rashford për sezonin e ardhshëm.

28-vjeçari është në huazim për një sezon te klubi spanjoll Barcelona.  Barcelona ka kohë deri më 15 qershor për të vendosur nëse do ta aktivizojë opsionin e saj prej 30 milionë eurosh për të blerë Rashford.

Rashford nuk e ka mbyllur derën për t’u rikthyer në klubin e fëmijërisë së tij, duke qenë se ka ende dy vjet të mbetura në një kontratë fitimprurëse që do t’i nënshtrohet një rritjeje prej 25% sezonin e ardhshëm nëse United kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

“Ka vendime që duhen marrë për gjëra të caktuara, dhe padyshim që Marcus është në atë situatë”, tha Carrick.

“Por në këtë pikë, asgjë nuk është vendosur. Do të jetë, sepse duhet të jetë në një pikë të caktuar, por në këtë fazë, nuk ka asgjë për të thënë’, shtoi ai.

Carrick u caktua në drejtimin e përkohshëm të klubit në janar dhe është një nga pretendentët kryesorë për ta marrë këtë post me kohë të plotë këtë verë.

Por fokusi i menjëhershëm i ish-mesfushorit është vizita e skuadrës së tij në Premier League kundër Chelseat, ku fitorja do ta çonte Unitedin 10 pikë përpara skuadrës së Liam Rosenior.

Megjithatë, shanset e tyre nuk janë ndihmuar nga pezullimet që kanë përjashtuar dyshen mbrojtëse qendrore Harry Maguire dhe Lisandro Martinez, ndërsa Leny Yoro mungonte në grupin që udhëtoi nga stacioni i Stockport për udhëtimin në jug të premten pasdite.

Nëse Yoro mungon, Carrick mund të detyrohet të luajë ose me Luke Shaw ose Noussair Mazraoui, ose edhe me mesfushorin veteran Casemiro, së bashku me 19-vjeçarin Ayden Heaven në Stamford Bridge.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Botës, Franca – Maroku, që nis në orën 22:00 dhe luhet në “Boston...
21:45 | 09/07/2026

Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës

Mbrojtësi i Anglisë, Jarell Quansah u pezullua me dy ndeshje të enjten për shkak të kartonit të kuq kundër Meksikës në raundin e 16-të të Kupës...
20:58 | 09/07/2026

U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë

Christian Pulisic, pësoi frakturë në këmbën e djathtë gjatë humbjes së amerikanëve ndaj Belgjikës në Kupën e Botës dhe do të mungojë për disa javë. Pulisic ka...
20:42 | 09/07/2026