Trajneri i Marokut: Duam të fitojmë Kupën e Botës

13 Dhjetor 2022 | 20:28

Me kalimin në gjysmëfinale të Botërorit, lojtarët e Marokut arritën suksesin më të madh, jo vetëm për vendin e tyre, por edhe për futbollin afrikan në përgjithësi. Megjithatë, ata nuk duan të ndalen me kaq.

Trajneri Walid Radragui pohon se ka shumë respekt për përzgjedhjen franceze, por se beson se skuadra e tij mund të triumfojë në gjysmëfinalen e nesërme dhe të fitojë Kupën e Botës, shkruan Euronews Serbia.

“Ne po luajmë kundër kampionit aktual të botës, kundër lojtarëve më të mirë në botë të udhëhequr nga trajneri më i mirë në botë, por nuk po dorëzohemi. Këtë nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk do ta bëjmë tani.

Më quani të çmendur, por ne duam të fitojmë Botërorin. Kështu hyjmë në këtë ndeshje, me dëshirën për të fituar. Të gjithë lojtarët janë gati, arritëm të rikuperohemi dhe mezi presim të dalim në fushë”, theksoi ai.

Mënyra se si po luan Maroku gjatë këtij Botërori nuk është më e bukura për t’u parë dhe për këtë është i vetëdijshëm Radragui, por ai sqaron se në Botëror nuk gjykohet loja e bukur dhe ka rëndësi vetëm rezultati përfundimtar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur plot 13 herë kampion kombëtar, si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale. Lojtar dhe...
16:32 | 15/07/2026

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026