“Traktat i ri mbrojtje mes SHBA dhe Kosovës”, eksperti Shala jep lajmin e madh

16 Janar 2026 | 21:04

Këtë të premte, në Balkan TalksEuronews Albania, me moderator Frank Egro, i ftuar ishte eksperti i sigurisë Dritan Shala, i cili dha detaje mbi zhvillimet e fundit ushtarake në Kosovë. Sipas tij, bëhet me dije përpjekja për nënshkrimin e një traktati të ri mbrojtjeje mes SHBA-së dhe Kosovës, një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, sipas ekspertit.

Ne duhet ta kuptojmë në thelb aktin e mbrojtjes nga SHBA-ja, i cili përfaqëson një evolucion substancial në raport me klimën e sigurisë. Njëkohësisht, duhet të kemi një krahasim komparativ me aktin e mbrojtjes të viteve 2025 dhe 2026. Viti 2026 sheh nevoja eksplicite për të rritur vigjilencën dhe për të minimizuar qendrat e rëndesës në terminologjinë ushtarake dhe në politikat doktrinare.

Në aktin e mbrojtjes parashihet edhe interesi amerikan për industrinë e mbrojtjes. Amerika është duke u përgatitur për një luftë afatgjatë. Kosova, në vitin 2025, ishte në një pozitë inferiore në Ballkanin Perëndimor. U arrit marrëveshja ushtarake mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Ndërsa në vitin 2026 mund të themi se kjo strategji amerikane e ka vendosur Kosovën në interes të drejtpërdrejtë dhe ka dhënë sinjal të qartë se mund të kemi një traktat mbrojtjeje me SHBA-në, të ngjashëm me atë që gëzon Japonia me SHBA-në. Në këtë drejtim po punohet si në nivel ushtarak, ashtu edhe politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026