Traktorët bllokojnë Parisin| Protestat e fermerëve, manifestime në Spanjë e Moldavi
Fermerët francezë u kthyen për të bllokuar Parisin me traktorët e tyre, në prag të eventit të shumëpritur Salloni i Agrikulturës.
Disa prej tyre kërcënuan me bllokimin e panairit, ndër më të mëdhenjtë në botë, për t’u kujtuar qeverisë franceze se premtimet e bëra pak javë më parë nuk janë përmbushur.
Në Spanjë, përmasat e protestës së fermerëve u rritën. Në qytete të ndryshme si Leon, Teruel dhe Pamplona qindra fermerë dolën në rrugë për të kërkuar çmime më të lira dhe një akord të gjelbër më të leverdishëm. E ndërsa protesta e tyre zgjat prej javësh, të hënën sindikatat planifikojnë ta zhvendosin atë në Madrid.
Ndërkohë, në Moldavi, fermerët bllokuan përkohësisht kalimin kufitar me Rumaninë, për të kërkuar kompensime dhe subvencione nga qeveria. Më vonë, manifestuesit e braktisën pikën e kalimit, edhe pse nuk ishte hera e parë që protestonin në këtë formë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë