Transfertat në SEPA do të fillojnë nga tetori, Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht
Janë dorëzuar zyrtarisht paketat e aplikimeve për anëtarësimin e bankave shqiptare në skemën e transfertave të kreditit SEPA, të cilat eliminojnë tarifat shtesë për çdo transfertë bankare brenda këtij sistemi.
Aplikimi është bërë nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, të cilat e kanë dërguar kërkesën pranë Këshillit Evropian të Pagesave (ECP).
Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur se përgjatë vitit të parë të anëtarësimit aktorët ekonomikë në vend do të kursejnë rreth 20 milionë euro si rezultat i komisioneve, të cilat do të jenë ndjeshëm më të ulëta sesa ato aktuale.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK çon për gjykim të arrestuarit për trafik klandestinësh, mes tyre edhe komisarë
- Rama: Të hënën në Bruksel për hapjen e një grupi të ri kapitujsh me BE
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Hua për mbrojtjen nga SHBA, Bardhi kritikon procedurën: Nuk na vunë në dispozicion marrëveshjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve