Transporti i grurit ukrainas, Zelensky: Po kërkojmë alternativa të reja
Kievi zyrtar po kërkon alternativa ndaj korridorit të kalimit të drithërave. Kështu ka deklaruar presidenti Volodymyr Zelensky, i cili të premten zhvilloi bisedime me zyrtarë të shumtë qeveritarë dhe ushtarakë. Zelensky nuk dha shumë detaje, por nënvizoi se Ukraina duhet të mbetet vend garant i sigurisë ushqimore.
“Sa i takon alternativave për eksportin e grurit përmes korridorit tranzit, ne po bëjmë ç’është e mundur për t’u siguruar që Ukraina të mbetet një garantuese e sigurisë ushqimore dhe që të ketë akses në tregun global”, tha Zelensky.
Sa i takon situatës në terren, ushtria ruse ka raportuar një sukses të kufizuar në zonën e Kupianskut, në rajonin e Kharkovit. Më herët, Kievi kishte urdhëruar një evakuim të detyruar të civilëve nga zona.
Ndërkohë, vetë presidenti Zelensky ka shkarkuar nga detyra oficerët e ushtrisë përgjegjës për rekrutimin, nën akuzën e korrupsionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta