Transporti publik reduktohet me 30% nga e hëna, shoqatat kërkojnë lehtësi për naftën
Nga dita e hënë, flota e autobusëve të transportit publik do të reduktohet me 30% nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet lidhur me rritjen e çmimit të karburantit. Në një deklaratë për mediat, shoqatat që përfaqësojnë operatorët ekonomikë u shprehën se po përballen me vështirësi të shumta për shkak të rritjes së kostove, ndërsa deri më tani nuk kanë marrë asnjë reagim nga institucionet qendrore apo vendore.
Ata paraqitën tre kërkesa, të cilat synojnë garantimin e vijueshmërisë së këtij shërbimi në interes të qytetarëve: rishikimin e barrës fiskale mbi karburantin, veçanërisht në drejtim të akcizës dhe taksës së qarkullimit; hartimin e një politike të veçantë për sektorin e transportit publik, përfshirë heqjen e TVSH-së; si dhe aplikimin e mekanizmave subvencionues ose kompensues.
Përfaqësuesit e shoqatave theksuan se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve përgjegjëse, deri në këtë moment nuk janë ndërmarrë masa konkrete për përballimin e situatës. “-shprehet një operator.
Kërkesa vjen në një kohë kur çmimet e naftës në pompë kanë kaluar shifrën 210 lekë për litër, nga 175 lekë që ishte në muajin shkurt.
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj