“Trashëgimia letrare e Dritëro Agollit”, studiuesit përkujtojnë veprën e shkrimtarit

18 Shkurt 2025 | 18:03

“Trashëgimia letrare e Dritëro Agollit”, përkujtua të martën në Qendrën Kombëtare të Librit dhe të Leximit.

Me pjesëmarrjen e studiuesve dhe lexuesve të shkrimtarit të madh në aktivitet u analizua figura e Dritëroit në shumë dimensione.

Analiza e profesor Behar Gjokës u përqendrua te proza e shkrimtarit të madh:

“E prita me kënaqësi, së pari sepse në ngjallje të Agollit u nuk u ndala, që të shoh në atë situatë të kontributeve të shumëfishta të tij dhe tashmë është krijuar ajo që quhet koha reale e komunikimit me tekstin sepse në fakt përkujtesa është njerëzore. Është ajo pjesë e një kënaqësie që të ndihmon të zbulosh shumëçka që nuk e vumë re dikur. Në këtë kuptim teksa flasim për veprën e trashëgimtare të Agollit, na vjen në ndihmë Italo-Kalvino që thotë rileximi është arti, procesi që na ndihmon të zbulojmë vatra që nuk i vumë re dikur”

Studiuesja Rovena Vata foli për poezinë e Dritëro Agollit, larminë e saj, duke veçuar shpirtin e tij lirik që mbizotëron në të gjithë krijimtarinë e tij.

 “Është një poezi komunikuese, ai gjatë gjithë kohës është në komunikim me njerëzit, me natyrën, me gjithçka që atje e bën të plotë si njeri. Ai i ka kushtuar vargje dhe poezi dhe femrës duke filluar nga bashkëshortja, nenës, mikes. Agolli duhet parë te mesazhet që ka lënë, ai tharmi shqiptar që ai ka sjellë. Ai ishte nën presionin e ruajtjes, qoftë dhe të sistemit ku shërbente. Nuk mund të themi se poezia e Agollit është e realizmit socialist”,-tha Vata.

Vetëm pak ditë më parë, në përkujtim të Agollit në shtëpinë muze që mban emrin e tij, për herë të parë u publikuan letrat e dashurisë mes tij dhe bashkëshortes Sadije. Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajit shkurt sjell afër Dritëroin njeri dhe krijues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026