Trazirat e Kapitolit, dënohet me 18 vite burg udhëheqësi i ekstremit të djathtë
Lideri i milicisë së krahut të djathtë, Stewart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burgim për rolin e tij në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 2021.
Rhodes, themelues i Oath Keepers, është dënuar nën akuzat për komplot rebelizmi dhe krime tjera. Ai ka qëndruar jashtë Kongresit më 6 janar 2021, mirëpo ka qenë pjesë e planeve se kush duhet të hyjë në ndërtesë.
Ky është dënimi më i gjatë ndaj një personi që ka marrë pjesë në trazira.Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim. Rhodes është dënuar vitin e kaluar për pengim të drejtësisë dhe manipulim me dokumente.
Në seancën e së enjtes, lideri i milicisë ka treguar pak pendim, dhe ka pretenduar se është i burgosur politik, duke insistuar se Oath Keepers, vetëm ka tentuar të mbrojë protestuesit tjerë.
Gjyqtari Amit Mehta i ka hedhur poshtë këto pretendime, dhe ka shprehur shqetësim për retorikën e dhunshme të Rhodes, duke përfshirë kërcënimet për të varur ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës