Trazirat e së djathtës ekstreme në Angli frikësojnë gratë muslimane, zbuloni shkakun
Gratë muslimane kanë zbuluar se ndihen shumë të frikësuara për të lënë shtëpitë e tyre të veshura me hixhabe ndërsa Britania po përgatitet për më shumë trazira të së djathtës ekstreme.
Si rezultat i kësaj edhe shumë kompani kanë lënë stafet e tyre të punojnë nga shtëpia, si një lloj forme për t’u mbrojtur nga kaosi i mëtejshëm.
Banorët kanë ndarë frikën në mediat sociale duke përfshirë videot që shprehin shqetësimet e tyre duke ekspozuar gjithashtu abuzimin racist ndaj tyre.
Komentet përfshinin: “Nëna ime sapo më kërkoi të hija hixhabin sepse ajo ka frikë se do të sulmohem kur të shkoj në punë në tren”.
Një tjetër shkruante: “Burri im nuk më lë të dal vetëm as në rrugë”, dhe “Unë dola jashtë sot, por ndihem e pasigurt në qendër të qytetit”.
Ndërkohë sot përdoruesit e Telegram në grupet e ekstremit të djathtë kanë ndarë udhëzime se si të prodhojnë bomba me benzinë dhe një ‘manual për zjarrvënie’ të prodhuar nga National Socialism/White Power Crew – një grup neo-nazist rus.
Militantët gjithashtu kanë komplotuar sulme ndaj avokatëve të imigracionit, me një listë të firmave të avokatëve dhe agjencive të këshillimit të shpërndarë në një grup Telegram me më shumë se 14,000 anëtarë.
Në këtë grup ata ju bëjnë thirrje për t’i sulmuar ata në një orë të caktuar nesër mbrëma.
Ministrat e kabinetit kanë fajësuar mediat sociale për lejimin e përhapjes së urrejtjes dhe lajmeve të rreme, duke çuar në protesta të dhunshme nga e djathta ekstreme që kanë parë hotelet dhe xhamitë e emigrantëve të sulmuar pas goditjeve me thikë në Southport një javë më parë.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve