Trazirat në Los Angeles, Trump udhëzon agjencitë amerikane të ndërmarrin veprime
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka udhëzuar Pentagonin, Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare që të ndërmarrin veprime për të shtypur atë që ai e përshkroi si “trazira të emigrantëve” në Los Angeles, Kaliforni.
“Një qytet dikur i madh amerikan, Los Angeles, është pushtuar dhe shtënë nën pushtimin e të huajve të paligjshëm dhe kriminelëve”, deklaroi presidenti në Truth Social.
Sipas tij, “turma të dhunshme dhe kryengritëse kanë sulmuar oficerët e zbatimit të ligjit në të gjithë qytetin në një përpjekje për të prishur operacionet e deportimit. Por këto trazira të paligjshme vetëm sa e forcojnë vendosmërinë tonë”, shtoi Trump.
Ai udhëzoi Sekretaren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, në koordinim me agjencitë e tjera, që “të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të çliruar Los Anxhelosin nga Pushtimi i Emigrantëve dhe për t’i dhënë fund këtyre trazirave të Emigrantëve”. “Rendi do të rivendoset, emigrantët e paligjshëm do të dëbohen dhe Los Anxhelosi do të çlirohet”, theksoi Trump.
Dy ditë më parë, Trump paralajmëroi se qeveria federale do të ndërhynte dhe do të zgjidhte problemin, trazirat dhe plaçkitësit, nëse guvernatori i Kalifornisë dhe kryetari i bashkisë së Los Angeles nuk arrijnë ta vënë situatën nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje