Trazirat në Mbretërinë e Bashkuar, inteligjenca paralajmëron për protesta të tjera
Britania e Madhe është tronditur nga protestat e shumta që janë organizuar gjatë ditëve të fundit, pas vrasjes së disa fëmijëve në një institucion arsimor.
Sipas mediave të huaja, ministrja e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar se sipas inteligjencës, më shumë protesta mund të ndodhin në ditët në vijim.
Dame Diana Johnson tha: “Jam e kujdesshme për atë që ndodhi mbrëmë”.
“Është mirë që nuk e pamë atë nivel të çrregullimit dhe kriminalitetit në rrugët tona që kemi parë ditët e mëparshme, por padyshim që ky është vetëm fillimi.
“Tani ka informacione të mëtejshme të ngjarjeve gjatë ditëve të ardhshme dhe ne duhet të shohim se çfarë ndodh atje”, tha ajo më tej.
Ajo nuk tha se sa dhe ku janë planifikuar këto ngjarje.
Policia kishte informacione se rreth 100 protesta ishin të planifikuara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën mbrëma, pas një jave trazirash.
Megjithatë, pas një operacioni masiv të planifikuar policor, ishin kryesisht kundërprotestuesit ata që dolën të marshonin në mënyrë paqësore.
Dame Diana tha se mendonte se protestuesit e ekstremit të djathtë nuk u paraqitën falë pranisë së policisë e arrestimeve dhe përshpejtoi ndjekjen penale të rebelëve.
Më shumë se 400 persona janë arrestuar që nga trazirat e para që ndodhën të martën e kaluar, pas informacionit të rremë të përhapur në internet se i dyshuari për goditjet me thikë në Southport ishte një azilkërkues sirian, i cili kishte ardhur në MB me një varkë të vogël vitin e kaluar.
Ai është në fakt 17-vjeçari Axel Rudakubana, i cili ka lindur në Cardiff nga prindër ruandazë. Ai është akuzuar për vrasjen e tre vajzave të reja dhe tentativë për vrasjen e tetë fëmijëve të tjerë dhe dy të rriturve.
Që nga fillimi i trazirave, më shumë se 120 persona janë akuzuar për vepra të ndryshme, duke përfshirë çrregullime të dhunshme, ngacmime të rënduara racore dhe përdorimin e fjalëve kërcënuese në internet për të nxitur urrejtje racore.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar