“Tregoni korrektësi”- Dajti del me video-konferencë përpara gjykatës

15 Korrik 2024 | 14:26

Po mbahet në Gjykatën e Elbasanit, seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, të dënuarit për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2019.

Dajti po merr pjesë në seancë përmes një videokonference. Ai kërkon lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.

Në fjalën e tij Dajti kërkoi që të jetë prezent fizikisht në seancë për të marrë atë që ai e cilësoi si “drejtësia e munguar”.

Në fjalën e tij, Dajti kërkoi nga prokurori i çështje që të jepte një dakordësi për zhvillimin e seancës me video-konferencë.

Ai shtoi se nëse nuk pranohet në seancë, prokurorit i lind e drejta që më pas ta cilësojë procesin e pavlefshëm.

“Kam marrë njoftime të njepasnjëshme për zhvillimin e kësaj seance gjyqsore. Asnjë njoftim i ngjashëm me tjetrin

Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonference. Gjykata te tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe une të kem drejtësinë e munguar.

Duke ju referuar nenit 471 në nenin 4, thuhet se seanca zhvillohet me praninë e kërkuesit. Unë nuk jam pjesë e ketij procesi gjyqësor dhe ne një moment të dytë prokurori këtë seancë mund ta quaj të pavlefshme. A ma dakordëson prokurori të vlefshme këtë seancë?

Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrjen e palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës së interesuar (pra unë). Nëse ju nuk më pranoni nëë gjykatë, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit të deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi që keni vendosur ju, pa praninë time?

Jam unë personi i interesuar për zhvillimin e kësaj seance”, tha Dajti.

Në një letër dërguar drejtorit të Burgut të Peqinit, Dajti pretendon se ka përfunduar kohën e vuajtjes së dënimit prej 25 vitesh.

Dritan Dajti u dënua më burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por një vendim i Gjykatës së Apelit në vitin 2019 e konvertoi dënimin me 25 vite burg.

Duke u bazuar në vendimin e Apelit, Dajti argumenton se në 4 korrik ai ka përfunduar kohën e vajtjes së dënimit.

Por më 11 qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë me gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosi rrëzimin e vendimit të apelit duke lënë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm. Në letrën e Dajtit nuk përmendet vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë.

Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku  u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Ngjarja cilësohet si ndër më të rëndat për forcat e policisë. Dajti së bashku me personat që e shoqëronin ju përgjigjën me armë skuadrës së policisë që kishte shkuar për arrestimin e tij.  Në këtë ngjarje u plagos vet Dajti, si dhe u vra shoqëruesi i tij, Ledjon Mara dhe u plagos Fatjon Shamku.

Dritan Dajti ishte në kërkim që nga viti 2004, pas një arratisje spektakolare nga Gjykata e Tiranës ku po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, ngjarje e kryer në vitin 1999.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026