Tregtonte në Vlorë medikamente mjekësore kontrabandë nga Italia, arrestohet 53 vjeçari

4 Shkurt 2026 | 17:15

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë goditur një rast të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.   

Lidhur me këtë rast, u arrestua shtetasi me iniciale P. Ç., 53 vjeç dhe nisi procedimi penal për djalin e tij, shtetasin D. Ç., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë. 

Shtetasi P. Ç. u kap në nga policia, mbrëmjen e djeshme, duke transportuar me automjet, mallra si medikamente mjekësore dhe celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.   

Policia ka sekuestruar dhe medikamentet. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026