‘Trepça’ i kalon shtetit, Kurti: Po korrigjojmë dëmin e bërë në 7 vite

2 Nëntor 2021 | 14:42

Pika doganore e ‘Trepçës’ do të jetë në funksion nga kjo e martë nën varësinë e autoriteteve të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili theksoi se rinisja e punës do të jetë mbështetje edhe për bizneset.

“Padrejtësisht dhe çuditërisht kjo hapësirë i është privuar ‘Trepçës’ për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së ‘Trepçës’. Kjo ka bërë që çmimi të shtrenjtohet në 40 euro për maune. Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, ka humbur ‘Trepça’ dhe ka fituar një privat. Shtatë vjet më vonë, ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e ‘Trepçës, po e rikthejmë në ‘Trepçë’ atë që gjithmonë i ka takuar ‘Trepçës dhe në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vitesh”, shprehet kryeministri Kurti.

Për ministrin e Financave, Hekuran Murati rifunksionalizimi i pikës doganore do të rrisë të ardhurat jo vetëm për bizneset.

“Është një ditë ku me një veprim të tillë ka shumë përfitues. Për ‘Trepçën’ kjo nënkupton fitim, megjithatë kjo është një e hyrë komplementare për ‘Trepçën’, sepse siç e kemi diskutuar edhe më herët, ‘Trepçës’ do t’i kthehet aktiviteti primar, pra do të investohet në aktivitetin primar”, thotë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Rikthimi i rolit të ndërmarrjeve publike në të mirë të interesave të qytetarëve dhe bizneseve lokale shihet me pozitivitet edhe nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Është kënaqësi të shohim një rikthim të rolit të ndërmarrjeve publike përtej rolit të tyre industrial, dhe të shohim se ndërmarrjet publike dalëngadalë po i kthehen funksionit të punës në të mirë të interesave të qytetarëve dhe bizneseve lokale”, shprehet Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë.

Nga viti 2003 deri më 2014 terminali doganor ka qenë në hapësirën e ‘Trepçës’. Kjo hapësirë i është privuar ‘Trepçës’ për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së ‘Trepçës’. Vendim I cili solli dhe rritjen e çmimit në 40 euro për maune.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026