Tri netë Festivali i Dropullit, u shfaqën filma me metrazh të shkurtër nga regjisorë shqiptarë dhe grekë

27 Gusht 2021 | 14:43

Ky është teatri antik Adrianopoli, nga ku Kosta Zhonga, i njohur për fëmijët si xhaxhi piktori mori indicien për të zhvilluar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Dropull të Gjirokastrës.

“Ky është vendi magjik i cili na dha idenë në për të realizuar këtë festival. Patëm një ndjesi shumë të veçantë kur erdhëm këtu”, tregon Kosta Zhonga.

Festivali i filmit i shfaqur për publikun përgjatë tri netëve, solli në konkurrim 20 filma nga regjisorë shqiptarë dhe grekë.

Çmimi i festivalit iu akordua filmit ‘Pashka’ të regjisorit Oltjon Lipe, një produksion që sjell në vëmendje problemin e migrimit.

Në film, babë e bir udhëtojnë së bashku me kujtimet nga Greqia drejt kufirit shqiptar. Aktori Karafil Shena, në film me rolin e babait, na tregon emocionet e përjetuara në këtë rrugëtim.

“Ajo që mua më ka emocionuar shumë është pikërisht momenti që kam një takim me tim bir në një kafene, u krijua një atmosferë dhe të gjithë figurantët aty ishin shqiptarë. Greqia është për të jetuar, ndërsa Shqipëria është për të vdekur, ka varrezat më të qeta në botë”, u shpreh aktori Karafil Shena.

Shkrimtari dhe regjisori grek Nikos Theodosiou, pjesë e jurisë së bashku me regjisorët Esat Musliu dhe Joan Zhonga tregon se festivale të tilla duhet të sillen më shpesh për komunitete të vogla.

“Eshtë hera e parë që vij në Shqipëri, në krahinën e Dropullit. Jam shumë i emocionuar. Një Festival ndërkombëtar është urë lidhëse e miqësisë së popujve ku lidhet publiku me krijuesit e filmave”, tha Theodosiou.

Në natën finale të festivalit u shfaq edhe një film i animuar me plastelinë. Ky film erdhi pas një punë treditore të regjisorit Joan Zhonga. Përgjatë ditëve të festivalit, fëmijët e Dropullit mësuan se si të shpalosnin fantazinë e tyre me plastelinë.

“Kam ardhur këtu me shoqet e mia për të bërë punime me plastelinë”, tha një vogëlushe.

“Kjo është një ide, këto i kemi bërë vetë edhe jemi ndjerë shumë bukur”, u shpreh një fëmijë tjetër.

Fëmijët e zonës patën po ashtu mundësi që gjatë ditës të pikturonin edhe me xhaxhi piktorin. Në fund të festivalit punimet e tyre u ekspozuan për publikun së bashku me ekspozitën e piktorit Jorgo Mici.

Drejtori i festivalit, Kosta Zhonga shpreson që festivale të tilla ku promovohet arti dhe kinematografia të përsëriten vit pas viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026