Tritol e armë| Dhunonte partneren e fëmijën e saj, arrestohet 45-vjeçari me të atin
Një 45-vjeçar në Cërrik ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka dhunuar e kanosur bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj të mitur.
Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe i ati i 45-vjeçarit, pasi gjatë kontrolleve në banesë i janë gjetur 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Po ashtu sipas Policisë, me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas” në Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Reagimi i Policisë:
Cërrik/Reagimi i Policisë menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, parandalon ngjarje të mundshme kriminale në një familje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”. Sekuestrohen 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën, arrestohet 45-vjeçari.
Arrestohet dhe babai i 45-vjeçarit, pasi iu gjetën në banesë lëndë plasëse, armë dhe municion.
Menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, se ajo dhe fëmija i saj i mitur, dhunoheshin dhe kanoseshin për jetën, nga bashkëjetuesi i saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në kuadër të operacionit policor të koduar “Risku”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit V. K., 45 vjeç.
Gjatë këtij operacioni është vënë në pranga dhe babai i 45-vjeçarit, shtetasi Z. K., 71 vjeç, pasi nga kontrolli në banesën dhe në automjetin e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas”, Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës