Trualli i Portit të Durrësit i kalon Ministrisë së Financave | 5 zhvillime kryesore

17 Gusht 2022 | 14:54
  • Hereni: Trualli i Portit të Durrësit ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Financave

Administratori i “Albanian Seaports Development Company”, Erlis Hereni thotë se sipërfaqja e Portit të Durrësit është 80.9 hektarë dhe se aktualisht, trualli i ka kaluar në pronësi Ministrisë së Financave.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hereni u shpreh se trualli i Portit të Durrësit do t’i mbetet shtetit shqiptar, pasi është futur në këtë projekt si bashkëzhvilluese.

Një javë më parë, në Tiranë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për Portin turistik të Durrësit, mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed Alabbar.

Lexoni për më shumë: Hereni: Trualli i Portit të Durrësit ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Financave

Administratori i “Albanian Seaports Development Company”, Erlis Hereni
  • Marrëveshja për Portin e ri turistik të Durrësit do të dërgohet për votim në Kuvend

Administratori i “Albanian Seaports Development Company”, Erlis Hereni deklaroi se marrëveshja për ndërtimin e Portit të ri turistik të Durrësit, do të dërgohet për votim në Kuvend, kur të fillojë sesioni i ri parlamentar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hereni u shpreh se do u jepet mundësia të gjithë deputetëve në parlament që të shikojnë marrëveshjen.

“Albanian Seaports Development Company” është një shoqëri aksionere në pronësi të Autoritetit Portual Durrës.

Lexoni për më shumë: Marrëveshja për Portin e ri turistik të Durrësit do të dërgohet për votim në Kuvend

Administratori i “Albanian Seaports Development Company”, Erlis Hereni
  • Meta: Bordi i Transparencës po vjedh pa mëshirë shqiptarët, Rama kryeoligark

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se edhe pse çmimi i naftës ka rënë në bursat ndërkombëtare, diçka e tillë nuk reflektohet në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se Bordi i Transparencës po vjedh në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptare.

Sipas tij, i gjithë shteti është vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi kryeoligark.

Lexoni për më shumë: Meta: Bordi i Transparencës po vjedh pa mëshirë shqiptarët, Rama kryeoligark

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
  • Ulet nafta në bursa, arrin vlerën më të ulët që prej nisjes së luftës

Çmimi i naftës në tregjet globale ka arritur në nivelin më të ulët që prej muajit shkurt, kohë kur nisën edhe tensionet e luftës Rusi-Ukrainë.

Bursa e Londrës është hapur këtë të mërkurë me çmimin 92 dollarë për fuçi, nga 98 dollarë që ishte një javë më parë, ndërsa në bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 fuçi kushton 86 dollarë.

Rënie ka patur edhe në bursën Platts, ku shiten produktet e përpunuara që janë direkt për konsum. Një javë më parë, çmimi për 1 ton gasoil të përpunuar ishte 930 dollarë, ndërsa këtë javë 1 ton shitet me 900 dollarë.

Lexoni për më shumë: Ulet nafta në bursa, arrin vlerën më të ulët që prej nisjes së luftës

Foto ilustruese
  • Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas, iu gjet një makinë e vjedhur në servis

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Fejzulla Çapjan, djalin e të shumëkërkuarit Florenc Çapja.

Në servisin e 64-vjeçarit është sekuestruar një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më 18 prill të vitit 2019.

Në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular. Në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë zbuluan një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Lexoni për më shumë: Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas, iu gjet një makinë e vjedhur në servis

Florenc Çapja
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026