Trump akuzohet për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020

2 Gusht 2023 | 08:57

Prokurori i Posaçëm ngriti të martën akuza të reja pas hetimeve të Departamentit të Drejtësisë ndaj ish-Presidentit Donald Trump për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit.

Akt-padia përfshin akuza për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe ndërhyrje ndaj dëshmitarëve.

Kjo është akt-padia e tretë kriminale ndaj ish presidentit, i cili ka vënë sërisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Hetimet federale kishin në qendër përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për të sabotuar transferimin paqësor të pushtetit, në mënyrë që ai të qëndronte si president, megjithëse kishte humbur ndaj rivalit Joe Biden.

Akuzat e reja janë të pashembullta, për pretendimin e tyre se një ish president, u përpoq të minojë bazat e demokracisë në një përpjekje të dëshpëruar, që më në fund dështoi, për të mos u larguar nga pushteti.

Prokurorët federalë thonë se Donal Trumpi ishte “i vendosur të qëndronte në pushtet”, duke thurrur komplote kundër “themelit ku mbështetet funksionimi i qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara: procesi i grumbullimit, numërimit dhe çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale”.

Donal Trump pritet të dalë para gjykatësit të enjten.

Padia e re kriminale ngrihet në një kohë kur Donald Trump është në krye të listës së kandidatëve republikan që synon të sigurojnë emërimin nga partia për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026