Trump: Amerikanët që nuk mbështesin luftën janë budallenj

6 Prill 2026 | 20:22

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar polemika të reja me komentet e tij mbi konfliktin dhe situatën në Iran. Gjatë një deklarate për gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump u pyet për amerikanët që nuk mbështesin luftën, dhe ai iu përgjigj se “janë budallenj”.

Trump shtoi se populli iranian, sipas tij, “kur nuk dëgjon bombat ndihet i zhgënjyer. Ata duan të dëgjojnë bombat sepse duan të jenë të lirë”. Ai argumentoi gjithashtu se arsyet pse iranianët nuk protestojnë hapur kundër qeverisë janë se “do të vriteshin menjëherë” nga regjimi.

“Iranianët do të reagojnë sapo të kuptojnë se nuk do të vriten dhe kur të kenë mundësinë të sigurojnë armë,” tha Trump. “Nëse do të kishin armë, Irani do të dorëzohej brenda dy sekondave sepse nuk do të ishte në gjendje të rezistonte”.

Komentet e tij kanë ngjallur reagime të ashpra, duke u cilësuar nga shumë analistë si provokuese dhe jashtë realitetit diplomatik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026