Trump apo Harris? Kë do të zgjidhnin në Shtëpinë e Bardhë evropianët
Vëmendja botërore është në SHBA, ku më 5 nëntor do të votohet në zgjedhjet presidenciale – votime që kanë ndikim edhe në pjesë të botës për shkak të rolit të madh politik, ekonomik e kulturor të SHBA-ve në rrafshin global.
Sondazhet në SHBA tregojnë për një garë të ngushtë në mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.
Por, si do të votonin shoqëritë e vendeve evropiane në rast se do të merrnin pjesë në ato zgjedhje? Një sondazh i Gallup international Association, tregon se shumica e evropianëve do të votonin për Kamala Harris.
Në mesin e këtyre vendeve edhe Kosova do të votonte për Harris, që sipas sondazhit e ka përkrahjen 55%, kundrejt 27% sa do të votonin për Trumpin, sipas sondazhit.
Në një përqindje të lartë për Harris do të votonin edhe vende tjera evropiane si Danimarka 85%, Finlanda 82%, Norvegjia 81%, Suedia 81% – shtete që njihen për nivel të lartë emancipues shoqëror, dhe përafrim me vlerat e demokracisë liberale që Partia Demokrate në SHBA kryesisht i përqafon.
Ndërkaq, për Trumpin sipas sondazhit do të votonin vetëm tetë vende evropiane, në mesin e tyre edhe Serbia që bashkë me Hungarinë kanë nivelin më të lartë të mbështetjes për Trumpin. Sipas sondazhit 59% e serbëve do të votonin për Trumpin.
Edhe shtetasit e Rusisë do të bënin të njëjtën, me 43% mbështetje. Në këtë listë janë edhe Gjeorgjia, Moldavia – shtete që përafrohen botëkuptimisht me pikëpamje konservatore që Trump promovon.
LEXONI GJITHASHTU:
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur