Orban mbështet Trump: Nëse ai fiton, Evropa nuk do të mbetet pro luftës

4 Nëntor 2024 | 08:01
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka shprehur shqetësime se Europa do të duhet të rishikojë mbështetje e saj për Ukrainën në rast se Donald Trump zgjidhet përsëri president i Shteteve të Bashkuara.

Ai theksoi se kontinenti “nuk do të jetë në gjendje të mbajë i vetëm barrën e luftës,” sipas raportimeve të Telegrafit.

Orban, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën, beson se Trump ndan pikëpamjet e tij dhe do të kërkonte një zgjidhje paqeje për konfliktin.

Ai ka shprehur mbështetje për Trumpin, kandidatin e Republikanëve, përballë kandidates demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e së martës në SHBA.

“Ne në Evropë duhet të kuptojmë se nëse do të ketë një president pro paqes në Amerikë, atëherë Evropa nuk mund të mbetet pro luftës,” tha Orban.

Këto komente kanë ngritur shqetësime në Bruksel, ku Orban është kritikuar për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe qëndrimet e tij kundërshtuese ndaj ndihmës për Ukrainën.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, kishte deklaruar më parë se qeveria hungareze e sheh Trumpin si një “shans për paqe” në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026