Mbyllen shkollat në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, shkak ndotja e ajrit
Ndotja e paprecedentë e ajrit në qytetin pakistanez të Lahores ka detyruar autoritetet të mbyllin të gjitha shkollat fillore për një javë.
Lahore, qyteti i dytë më i madh i Pakistanit, kryeson listën botërore të qyteteve me ajrin më të ndotur për herë të dytë të dielën.
Nga e hëna, 50% e punonjësve të zyrës do të punojnë gjithashtu nga shtëpia, si pjesë e një plani të “bllokimit të gjelbër”.
“Ky tym është shumë i dëmshëm për fëmijët, maskat duhet të jenë të detyrueshme në shkolla”, ka thënë ministri i lartë i Punjabit, Marriyum Aurangzeb.
Sipas të dhënave nga IQAir, indeksi i cilësisë së ajrit, i cili mat një sërë ndotësish, kaloi 1000 të shtunën, shumë më lart se pikë referimi prej 300 që konsiderohet “i rrezikshëm” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Niveli i grimcave të imëta në ajër, më i dëmshmi për shëndetin, u rrit gjithashtu në nivele të rrezikshme.
Ndërkohë Qeveria po u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë