Rriten kërkesat për shkollat profesionale, ja çfarë i josh të rinjtë shqiptarë

3 Tetor 2024 | 16:59

Në një kohë kur universitetet në Shqipëri çdo vit e më shumë po përballen me uljen e numrit të studentëve, shkollat profesionale janë ato qe çdo vit kanë kërkesa në rritje.

Në krye të listës mbetet kursi i kuzhinës ku me zhvillimin e turizmit në mase, kërkesat po shumëfishohen.

 “Zanati i kuzhinës është i bukur por ka dhe vështirësitë e veta. Kuzhina aktualisht po vleresohet po paguhet mirë. Dikur kishim problematike oraret pasi dikur po punonin shumë orare, te stërgjata. Aktualisht dita ditës po ndryshon,” –thotë kuzhinieri Arsid Cekorja.

 “Duke parë dhe rritjen e turizmit qe kemi vitet e fundit logjikisht janë krijuar dhe shumë vende pune dhe kërkon shumë staf të përgatitun. Ne si shkolle përgatisim staf nga viti i gjashtë. Interesi është çdo vit në rritje dhe sigurisht tregu si çdo lloj profesioni, ky treg ka marrë shumë dhe emigracion, shikojmë që kemi shumë boshllëk nga kjo pjesë por interesi mbetet dhe shume të ri po e kerkojnë dhe përvetësojnë,” –shprehet pastiçieri Samel Zyberi.

Ndonëse pagesat janë të knaqshme, shumë të rinj po e shohin këtë profesion si një trampolinë për në vendet e Evropës.

 “Pjesa më delikate është e të rinjve se e shohin këtë profesion si trampolinë për të ik jashtë . Ne aktualisht jemi ndër vendet që po paguajnë më tepër në rajon dhe ka punë shumë,” –tregon kuzhinieri Ergys Rexhepi.

Nisur nga kerkesa e larte për këto profesione, kurset profesionale po ofrohen dhe nga zyra e punes por dhe nga shkollat private te certifikuara të cilat furnizojnë me fuqi punëtorë jo vetëm tregun vendas por dhe rajonin, deri në Kroaci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026