Trump: Bisedë “jashtëzakonisht produktive” me kryeministrin kanadez

28 Mars 2025 | 21:38

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se kishte zhvilluar një bisedë “jashtëzakonisht produktive” me kryeministrin kanadez Mark Carney, në një kohë kur mes dy vendeve ka nisur lufta e tarifave.

Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump tha se të dy ata do të takoheshin “menjëherë” pas zgjedhjeve të ardhshme të Kanadasë, më 28 prill, për të diskutuar për politikën, biznesin dhe faktorë të tjerë.

Plani i Trump për të vendosur 25 për qind tarifa për automjetet e importuara në Shtetet e Bashkuara, që hyn në fuqi më 2 prill, mund të çojë në shkatërrimin e industrisë kanadeze të automobilizmit.

Vetëm të enjten, Carney kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk ishin më një partner i besueshëm biznesi dhe se marrëdhënia e Kanadasë me to kishin marrë fund.

Toni i përdorur nga Trump pas telefonatës rezultoi tërësisht ndryshe nga ai i komenteve të mëparshme të tij në adresë të ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, të cilin e etiketonte si një “guvernator”.

Historikisht, liderët kanadezë e kishin kthyer telefonatën me homologët amerikanë një prioritet menjëherë pasi bëheshin kryeministër.

Megjithatë, telefonata mes Carney dhe Trump është e para që kur Carney mori detyrën më 14 mars.

Përveçse ka nisur një luftë tregtare me Kanadanë për shkak të tarifave, Trump vazhdimisht i ka bërë thirrje vendit fqinj që të bëhet shteti i 51-të amerikan, duke shkaktuar zemërim mes kanadezëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026

Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit

Numri i të vdekurve nga sulmi i fundit rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës është rritur në 22, sipas autoriteteve ukrainase. Kryeqyteti Kiev ishte...
19:15 | 06/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele

Përpara samitit të 36-të të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, i cili do të mbahet në Ankara, masat e sigurisë janë forcuar rreth...
19:04 | 06/07/2026