Plani amerikan për Ballkanin, eksperti Hooper: Trump po bën armike Evropën
Eksperti James Hooper ka folur në Euronews Albania lidhur me planin amerikan për Ballkanin. Ai shprehet i mendimit se Evropa ishte më e sigurtë dhe më mirë nën qeverisjen e Joe Biden.
Hooper thekson se Trump nuk e do një partneritet me Evropën pasi sipas tij, Presidenti ameeikan po kthen SHBA-të kundër Evropës.
“Evropa kishte besim me Presidentin Biden, i besonte fjalës së tij dhe ai e mbante fjalën e dhënë. Ai bëri të mundur që ukrainasit të vazhdonin ti rezistonin sulmeve ruse dhe u garantoi mbështetje.
Trump nuk e do këtë, atij nuk i intereson nëse Rusia fiton. Nuk e shikon këtë si një çështje të rëndësishme për NATO-n sepse nuk i intereson fare.
Presidenti Trump nuk e sheh Evropën si një partner të SHBA-së. Ai po i kthen SHBA-të në kundërshtar të Evropës. Po kthen në armik aleatët që ka që prej Luftës së Dytë Botërore. Situata do të përkeqësohet”, tha eksperti.
Sa i përket raporteve të Trump me aleancën ushtarake të NATO-s nëse i sheh si një proces ridimensionimi apo radikale, Hooper tha se NATO kishte si synim besimin tek Amerika, ndonëse Trump nuk e shikon si një partner serioz.
“NATO nuk kishte të bënte vetëm me armatime. Kishte si synim besimin tek Amerika dhe ajo që kemi humbur nën udhëheqjen e Trump, është synimi i SHBA-ve. Trump nuk e shikon NATO-n partner serioz për SHBA-të dhe mendoj se është e mundur që ai të tërheq SHBA-të nga NATO. Fatkeqësisht, aleatët në NATO nuk mund të bëjnë pa SHBA-në”, tha James Hooper.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë