Trump dhe Emiri i Katarit nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e mbrojtjes

14 Maj 2025 | 16:44

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari nënshkruan këtë të mërkurë një marrëveshje të rëndësishme në fushën e mbrojtjes, që përfshin blerjen nga ana e Katarit të një sasie të konsiderueshme avionësh luftarakë të prodhuar nga kompania amerikane Boeing.

Marrëveshja u formalizua gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Doha dhe u përshkrua prej tij si “porosia më e madhe e avionëve luftarakë në historinë e Boeing”.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua pas një takimi më shumë se njëorësh mes Presidentit Trump dhe Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani. Dokumenti u firmos nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në prani të dy liderëve.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Emiri i Katarit e cilësoi takimin me Trump si “të shkëlqyer”, duke theksuar se bisedimet përfshinë një sërë temash të rëndësishme, përfshirë zhvillimet rajonale, luftën në Ukrainë dhe perspektivat për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Besoj se po hyjmë në një nivel të ri marrëdhëniesh mes Katarit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Al Thani.

Nga ana e tij, Presidenti Trump shprehu mirënjohje për mbështetjen e Katarit në çështjet ndërkombëtare dhe vlerësoi partneritetin strategjik mes dy vendeve. Ai theksoi se marrëveshja për blerjen e avionëve do të forcojë industrinë amerikane të mbrojtjes dhe do të përforcojë aleancën mes dy vendeve.

“Nesër do të mbahet një panair ajror ku do të prezantohen avionët më të fundit”, shtoi Trump.

Në fund të deklaratës, ai e përshkroi Emirin si “një mik të vërtetë dhe një lider të shquar”, duke përmbyllur me humor: “Na pëlqen shumë njëri-tjetri”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026