Trump: Diskutova me presidentin kinez për tarifat, ekipet pritet të takohen shpejt

5 Qershor 2025 | 17:26

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se diskutimet e tij përmes telefonit me liderin kinez, Xi Jinping, kanë përfunduar “mirë”, dhe që dy shtetet do t’i rinisin bisedimet tregtare, me shpresën që do të merren vesh rreth tarifave dhe furnizimeve globale për mineralet e rralla të tokës.

“Ekipet tona respektive do të takohen shpejt në një lokacion që do të përcaktohet”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick dhe përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, do të përfaqësojnë palën amerikane në negociata.

Presidenti republikan kanë thënë se Xi e ka ftuar me “mirësjellje” atë dhe Zonjën e Parë, Melania Trump në Kinë, dhe që Trump i ka bërë ftesë reciproke për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se Trumpi e ka iniciuar thirrjen mes liderëve të dy ekonomive më të mëdha në botë.

Trump ka deklaruar një ditë më parë se është e vështirë që të arrijë marrëveshje me Xi-në.

“Më pëlqen presidenti Xi i Kinës, gjithmonë më ka pëlqyer, por është shumë i ashpër dhe është jashtëzakonisht e vështirë të bësh marrëveshje me të”, ka shkruar Trump të mërkurën në një postim në Truth Social.

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë bllokuar pak pasi është arritur një marrëveshje më 12 maj, që të dyja shtetet t’i ulin tarifat ndaj njëra-tjetrës.

SHBA-ja e akuzon Kinën që nuk eksporton minerale të rralla, ndërsa Qeveria kineze kundërshton vendimin amerikan që kufizon shitjen e çipave të avancuar, dhe qasjen që ka në dhënien e vizave për studentet kinezë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026