Trump: Do takoj Melonin në Vatikan, pas funeralit të Papa Françeskut

26 Prill 2025 | 11:47

Në fokusin e vëmendjes sot është varrimi i Papa Françeskut, i cili nisi në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ngjarja është një moment historik, me praninë e liderëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.

Ai mbërriti mbrëmjen e djeshme në Villa Taverna nga ku mori pjesë në funeralin e Papës. Para se të fluturonte për në Romë, ai njoftoi se do të takohej me Kryeministren italiane Giorgia Meloni në margjinat e funeralit.

Kryeministrja Meloni ka punuar për një kohë të gjatë për të organizuar një samit SHBA-BE, i cili do të trajtojë çështjen e detyrimeve amerikane për mallrat evropiane, që janë aktualisht të ngrira. Gjatë vizitës së saj të fundit në Uashington, Meloni kishte arritur një marrëveshje me Trump-in për të ardhur në Romë, duke hapur mundësinë e një takimi me liderët europianë. Megjithatë, mbetet të shihet nëse ky samit do të realizohet këtë fundjavë pas funeralit të Papës.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka theksuar se është e rëndësishme që të mos zhvillohen takime politike gjatë ditës së funeralit, duke e konsideruar një mungesë respekti për Papën. Sipas tij, kjo është një ditë për t’u përqendruar te nderimi dhe përkujtimi i Atit të Shenjtë, dhe jo për diskutime politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026