Trump drejt rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, thellon kryesimin në shtetet vendimtare

6 Nëntor 2024 | 08:15

Donald Trump duket gjithnjë e më afër rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Në rezultatet paraprake, Trump kryeson me 267 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 194 të Kamala Harris.

Trump kryeson bindshëm në Florida, Georgia, Virginia, Ohajo dhe ka arritur të përmbysë shifrat në Texas. Ndërsa Harris dominoi në fillim në dy prej shteteve që konsideroheshin vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan, mirëpo kur ishin numëruar rreth 60% e votave, Donald Trump arriti të kthejë shifrat në avantazhin e tij.

Harris fitoi në shtete si California, Ilinois, New York, Colorado, Washington, New Jersey si dhe arriti të përmbysë Virginian kur po numëroheshin votat e fundit.

Miliona amerikanë votuan të martën e 5 nëntorit 2024, për të vendosur nëse zv/presidentja Kamala Harris ose ish-presidenti Donald Trump do të jetë “shefi” i ri i Shtëpisë së Bardhë. Kandidati që të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale duhet të sigurojë 270 vota elektorale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit

Shtetet e Bashkuara do ta heqin etiketimin si shtet sponsor i terrorizmit në Siri, njoftoi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. “Heqja e sanksioneve...
08:20 | 09/07/2026

Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë

Le të vendosë populli. Ky ishte mesazhi sfidues i dy prej populistëve më të famshëm në botë të martën, ndërsa Nigel Farage dhe Marine Le...
08:19 | 09/07/2026

Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren

Kandidati demokrat për Senatin amerikan në shtetin e Maine, Graham Platner, ka pezulluar fushatën e tij pas akuzave për sulm seksual dhe një sërë skandalesh...
08:15 | 09/07/2026