Trump: Drogat që hyjnë nga deti në SHBA ranë 94%, së shpejti operacioni tokësor
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se drogat e paligjshme që hyjnë në vend nga deti kanë rënë me 94% dhe njoftoi plane për të filluar operacione të ngjashme në tokë.
“Po përpiqem të kuptoj se kush janë 6% e tjerë, sepse sinqerisht, mendoj… ata duhet të jenë njerëzit më të guximshëm”, tha ai në Uashington në darkën e nderimit të Qendrës Kennedy të Departamentit të Shtetit, duke iu referuar atyre që ende përpiqen të sjellin drogë në vend.
Trump tha se një proces i ngjashëm do të fillojë në tokë, duke deklaruar: “Ne e dimë çdo rrugë, ne e dimë çdo shtëpi, ne e dimë se ku jetojnë ata. Ne dimë gjithçka rreth tyre”, u shpreh ai.
Ndërkohë, kritikët pohojnë se Trump tenton të shpikë ose të ekzagjerojë shifrat me qëllim që të rrisë reputacionin e tij.
Trump e përshkroi trafikun e drogës si “një luftë të tmerrshme”, duke sugjeruar se 300,000 njerëz u vranë nga drogat ilegale vitin e kaluar dhe duke u zotuar të mos e lejojë që kjo të ndodhë.
Që nga shtatori, SHBA-të kanë kryer të paktën 22 sulme si në Detin e Karaibeve ashtu edhe në Oqeanin Paqësor Lindor ndaj anijeve të dyshuara për transportimin e narkotikëve, duke vrarë të paktën 87 persona. Anëtarët e Kongresit kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e sulmeve, si dhe ligjshmërinë e tyre, pasi administrata nuk ka paraqitur prova se anijet në të vërtetë transportonin drogë dhe ata që ishin në bord u vranë pa u dhënë mundësia të provonin pafajësinë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)