Trump fajëson Zelenskyn për nisjen e luftës me Rusinë

18 Tetor 2024 | 10:04

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ndihmoi në nisjen e luftës së vendit të tij kundër Rusisë.

Kjo deklaratë e Trumpit është sugjerim shtesë se gjasat janë të mëdha që ai do ta ndryshojë rrënjësisht politiken amerikane karshi Rusisë, nëse rizgjidhet president më 5 nëntor.

Kandidati republikan për president e ka kritikuar shpesh Zelenskyn gjatë fushatës së tij zgjedhore, duke e quajtur vazhdimisht “shitësi më i zoti në Tokë”, pasi ka kërkuar dhe ka pranuar ndihmë ushtarake nga SHBA-ja në vlerë miliarda dollarë prej se nisi lufta më 2022.

Trumpi e ka kritikuar gjithashtu liderin ukrainas se ka dështuar të kërkojë paqe me Moskën, duke lënë të kuptohet se Ukrainës mund t’i duhet të pranojë t’i falë tokë Rusisë për të bërë marrëveshje paqeje, gjë që Kievi e vlerëson si të papranueshme.

Deklaratat e Trumpit të enjten vonë në PBD Podkast me Patrick Bet-David janë më të ashprat që ai i ka bërë deri tani ndaj liderit ukrainas.

Ai tha se Zelensky nuk ka faj vetëm për dështimin për t’i dhënë fund luftës, por edhe sepse ndihmoi në nisjen e saj, pavarësisht se lufta shpërtheu kur Rusia e nisi pushtimin e territorit sovran të Ukrainës.

“Kjo nuk nënkupton se unë nuk dua ta ndihmoj atë, sepse ndihem keq për ata njerëz. Por, ai nuk është dashur të lejonte kurrë që ajo luftë të niste”, tha Trump.

Zelensky ia paraqiti Trumpit “planin e fitores” për t’i dhënë fund luftës gjatë një takimi me të në Nju Jork në shtator. Të dy liderët e cilësuan atë takim si të ngrohtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026