Trump: Giorgia Meloni është një udhëheqëse dhe person fantastik
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka vlerësuar edhe një herë kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke e quajtur atë një “lidere dhe person fantastik”.
“Ajo është një udhëheqëse dhe person fantastik”, tha Trump në përgjigje të një pyetjeje për Melonin në hapjen e bursës në Wall Street, raporton Ansa.
Në fillim të kësaj jave, Trump tha se takimi me Melonin në rihapjen e Katedrales Notre Dame në Paris ishte “i shkëlqyeshëm” dhe se ai “ja kalon mirë” me liderin e krahut të djathtë italian.
Ai tha se, gjatë ngjarjes në Paris, ka kaluar shumë kohë me Melonin, të cilin e cilësoi si një person “energjik” dhe një “të gjallë”, transmeton New York Post.
Në të njëjtën kohë, Meloni e cilësoi takimin me Trump dhe biznesmenin Elon Musk si një “dialog të këndshëm” dhe në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto të buzëqeshur me liderin e sapozgjedhur amerikan.
Pas hapjes së katedrales së rinovuar, Trump dhe Meloni morën pjesë në darkë së bashku me rreth 60 liderë të tjerë botërorë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë