Trump: Guantanamo të përgatitet që të presë deri në 30 mijë emigrantë
Emigrantët ilegalë dhe të dyshuar për krime në Shtetet e Bashkuara do të transferohen në burgun e Guantanamos në Kubë.
Vetë presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do të nënshkruajë një urdhër të posaçëm për zgjerimin e bazës amerikane, e cila përdoret për mbajtjen e terroristëve.
“Kemi 30 mijë shtretër në Guantanamo për të mbajtur kriminelët e huaj dhe ilegalë që kërcënojnë qytetarët amerikanë.
Disa prej tyre janë aq të rrezikshëm saqë nuk mund t’u besojmë as vendeve nga vijnë, pasi nuk duam që ata të kthehen. Prandaj, do t’i dërgojmë në Guantanamo”, tha Trump.
Baza amerikane në Kubë është përdorur historikisht për të mbajtur të dyshuarit për terrorizëm, dhe aktualisht ka strehuar emigrantë haitianë dhe kubanë që janë shpëtuar në det.
Zgjerimi i saj do të krijonte hapësirën e duhur për 30 mijë emigrantë dhe sinjalizon një rritje të rolit të Pentagonit në luftën kundër emigracionit ilegal.
Lajmi vjen pasi Trump nënshkroi të mërkurën kthimin e një akti dypartiak në ligj, i cili është ligji i parë i administratës së tij.
Ai tha se personat që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara dhe që akuzohen për vjedhje dhe krime të dhunshme duhet të burgosen dhe dëbohen para se të dënohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij