Trump, Harris e Biden bëhen bashkë, SHBA përkujton viktimat e 11 shtatorit 2001

11 Shtator 2024 | 21:14

Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mijë viktimat, pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ky përvjetor i 23-të shënohet ndërsa vendi ndodhet në fushatë presidenciale.

Presidenti Joe Biden, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump qëndruan krah njeri-tjetrit në ceremoninë që u mbajt në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Në vitin 2008, në ditën që përkujtoi viktimat e sulmeve me avionë të rrëmbyer, senatorët e atëhershëm dhe rivalët e fushatës presidencialë, John McCain dhe Barack Obama, bënë një përpjekje të dukshme për të lënë mënjanë politikën.

Ata vizituan së bashku vendin ku ngriheshin dikur dy kullat e larta binjake të Qendrës Tregtare Botërore, duke vendosur lule për nder të viktimave.

Pavarësisht nga kalendari i fushatës, organizatorët e ceremonive me rastin e 11 shtatorit, prej kohësh janë përpjekur të përqëndrohen tek viktimat.

Për vite të tëra, politikanët kanë qenë vetëm vëzhgues në këto ceremoni, ku të afërmit e viktimave lexojnë me zë të lartë emrat e atyre që humbën jetën.

“Ju jeni rreth njerëzve që ndihen të pikëlluar, e krenarë njëkohësisht – kjo ditë është për këtë gjë, nuk është politike”, tha Melissa Tarasiewicz, që humbi babanë e saj më 11 shtator, Allan Tarasiewicz, i cili punonte si zjarrëfikës në Nju Jork.

Krahas Nju Jork, ceremoni u zhvilluan edhe në Pensilvani e në Pentagon, tre vendet ku u rrëzuan avionët e marrë peng nga operativë të Al-Kaidës.

Zyrtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin se avioni që u rrëzua pranë zonës rulare Shanksville të Pensilvanisë më 11 shtator të 2001, ishte nisur drejt Uashingtonit. Ai u rrëzua pasi anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët, u përplasën me rrëmbyesit në një përpjekje për të marrë kontrollin e avionit, shkruan VOA.

Sulmi terrorist ndryshoi gjithashtu politikën e jashtme amerikane, praktikat e sigurisë së brendshme dhe mendësinë e shumë amerikanëve që nuk ishin ndjerë më parë të pasigurt ndaj sulmeve nga ekstremistë të huaj.

Efektet u përhapën në mbarë botën dhe brez pas brezi, ndërsa SHBA u përgjigj duke udhëhequr luftën globale kundër terrorizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit

Ministri spanjoll i Turizmit, Jordi Hereu ka deklaruar të hënën se Spanja ka të ngjarë të tërheqë 100 milionë turistë të huaj këtë vit, me...
12:44 | 06/07/2026

Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë

Victoria Beckham duket se është gati të zgjerojë edhe më tej perandorinë e saj të biznesit. Pasi ndërtoi një markë të njohur në industrinë e...
12:29 | 06/07/2026

Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme

Fabiana Blanco, një vajzë 12 vjecare ka treguar vështirësitë e përjetuara pas 32 orësh e bllokuar në rrënojat e tërmetit të 24 Qershorit në Venezuelë....
10:50 | 06/07/2026