Trump i dorëzoi Putinit një letër personale nga gruaja e tij Melania
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, i ka dërguar një letër personale presidentit rus Vladimir Putin, ku shpreh shqetësimin për rrëmbimet e fëmijëve gjatë luftës në Ukrainë, konfirmuan dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Letra iu dorëzua Putinit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një samiti në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson në Alaska, thanë zyrtarët për Reuters.
Melania Trump, e cila nuk mori pjesë në takim, në letër iu referua situatës së vështirë të fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë dhe Rusi.
Përmbajtja e letrës nuk u bë publike, por zyrtarët thanë se përmendeshin konkretisht rrëmbimet e fëmijëve.
Kievi akuzon Moskën për transferimin me forcë të dhjetëra mijëra fëmijëve në territorin rus ose në zonat nën pushtimin rus, pa pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve të tyre.
Autoritetet ukrainase e konsiderojnë atë një krim lufte dhe gjenocid sipas përkufizimit të OKB-së.
Rusia i mohon këto pretendime dhe pretendon se evakuoi fëmijët nga zonat e luftës për mbrojtjen e tyre.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit