Trump i kërkon Ukrainës të veprojë shpejt: Sa herë që vonohet, Rusia ndryshon mendje
Donald Trump të martën i bëri “presion” Ukrainës që të “lëvizë shpejt” në negociatat mbi një plan për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë.
Negociatorët “janë afër arritjes së një marrëveshjeje, por shpresoj që Ukraina të lëvizë shpejt. Sa herë që zgjasin shumë, Rusia ndryshon mendje”, tha presidenti amerikan gjatë një takimi informues me gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Kujtohet se bisedimet në Miami të Floridës janë planifikuar për fundjavën, sipas deklaratave të një zyrtari. Megjithatë, sipas një raporti të publikuar në faqen e internetit Politico, Uashingtoni do të përfaqësohet nga i dërguari special presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i Presidentit Donald Trump, dhe Moska nga i dërguari i Kremlinit për çështjet ekonomike, Kirill Dmitriev.
Bisedimet e reja po organizohen pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për “përparim” në përpjekjet për të arritur një kompromis midis Kievit dhe Uashingtonit mbi përmbajtjen e një plani të propozuar Moskës për t’i dhënë fund luftës, pas takimeve të dielën dhe të hënën të zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe evropianë në Berlin.
Megjithatë, Zelensky paralajmëroi në të njëjtën kohë se Rusia po përgatitet për një “vit të ri lufte” në vitin 2026.
Presidenti rus Vladimir Putin, nga ana e tij, përsëriti të martën se objektivat e sulmit ndaj Ukrainës “do të arrihen pa dyshim”.
Detajet e planit amerikan pas amendamenteve të paraqitura në Berlin nuk dihen. Kievi proteston sepse teksti parashikon lëshime territoriale nga ana e tij.
Teksti origjinal u përshkrua nga qeveria ukrainase dhe aleatët evropianë të Kievit si shumë i favorshëm për Kremlinin.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv