Trump: Irani mund të telefonojë SHBA-në për negociata

26 Prill 2026 | 18:04

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se Irani mund të kontaktojë drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara me telefon, nëse dëshiron të negociojë për përfundimin e konfliktit mes dy vendeve.

Në një intervistë, Trump përsëriti arsyet e tij për anulimin e një udhëtimi të planifikuar të të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, drejt Pakistanit për bisedime.

Sipas tij, një fluturim prej 16 deri në 17 orësh për në Islamabad nuk ia vlente në këto rrethana.

“Irani mund të na telefonojë nëse dëshiron të negociojë. Do ta bëjmë me telefon”, u shpreh Trump.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes dy vendeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë një hap konkret drejt dialogut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit

Kryeministri britanik në largim , Sir Keir Starmer, do të udhëtojë për në Kiev këtë të enjte, për bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në...
08:30 | 16/07/2026

Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i paraqiti Radës Verkhovna nominimin e Sergii Koretskyi, drejtorit ekzekutiv të kompanisë shtetërore të energjisë Naftogaz, për kryeministër, tha të mërkurën...
08:23 | 16/07/2026

Jordania rrëzon 8 raketat iraniane

Ushtria e Jordanisë tha se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe rrëzuar tetë raketa iraniane herët të enjten sipas orës lokale që po shkonin...
08:22 | 16/07/2026