Trump: Jam gati të rinovoj aleancën konservatore me Orban
Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president, Donald Trump tha se është gati të rinovojë aleancën konservatore me kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Në një video-mesazh, Trump deklaroi se mezi pret të punojë ngushtë me Orbanin kur, siç tha ai, të betohet edhe një herë si presidenti i 47-të i SHBA-së, raportoi AP.
Në mesazhin e tij, Trump e quajti Orbanin një njeri të madh dhe theksoi se gjatë kohës që ishte president i SHBA-së, ai ka punuar me të për të përmirësuar vlerat dhe interesat e SHBA-së dhe Hungarisë.
Mesazhi i Trump u transmetua në një mbledhje në Budapest të Konferencës Konservatore të Veprimit Politik (CPAC), e cila është organizata më e spikatur konservatore në SHBA.
Është mbledhja e tretë e CPAC në Hungari. Orban ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të Trump në Evropë gjatë presidencës së tij dhe të dy u takuan në Florida në mars.
Pas takimit të tyre, Orban i dha mbështetjen e tij Trumpit dhe tha se vetëm kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë paqe në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Orban: Në Evropë ka një humor lufte, Brukseli po “luan me zjarrin”
- Tensione në Bruksel, policia mbyll takimin e të djathtës ekstreme të Orban e Farage
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë