Trump: Ka “gjasa reale” për një marrëveshje të paqes në Gazë

7 Tetor 2025 | 22:43

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët nga Izraeli dhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, mbajtën bisedime indirekte në përvjetorin e dytë të luftës.

“Ne jemi afër që të arrijmë një marrëveshje në Lindjen e Mesme që do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale teksa u takua me kryeministrin kanadez, Mark Carney.

Trump tha se negociatorët amerikanë janë përfshirë në bisedimet që po mbahen në Egjipt. Shtëpia e Bardhë tha të hënën se i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndëri i presidentit, Jared Kushner do të luajnë rol në këto bisedime.

“Ka gjasa reale që ne mund të bëjmë diçka”, tha Trump.

“Mendoj se ekziston mundësia që ne të mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Kjo madje shkon përtej situatës në Gazë. Ne duam lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Ekipet tona janë atje dhe pothuajse çdo shtet në botë ka mbështetur planin”, shtoi ai.

Udhëheqësi amerikan tha po ashtu se shteti i tij “do të bëjë gjithçka që mundet që të sigurohet që të gjithë ta respektojnë marrëveshjen” nëse Hamasi dhe Izraeli pajtohen që të arrijnë një armëpushim për t’i dhënë fund luftës. Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump paraqiti një plan me 20 pika që kërkon armëpushim, lirimin e të gjithë pengjeve, çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen graduale të Izraelit nga Gaza.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026

Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën

Pas javësh spekulimesh dhe dyshimesh rreth vdekjes së aktores turke Ece Irtem, autoritetet kanë zbardhur shkakun zyrtar të ndarjes së saj nga jeta. Aktorja 35-vjeçare, e...
21:50 | 10/07/2026