Trump: Kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije iraniane, po ndjekim edhe të tjera

1 Mars 2026 | 18:37

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Truth Social ka zbuluar se 9 anije iraniane janë fundosur nga SHBA-të. Ai i ka cilësuar anijet si të mëdha dhe të rëndësishme për Iranin.

Trump gjithashtu theksoi se operacioni vijon për shkatërrimin e anijeve të tjera. Ai e ka cilësuar këtë si një sulm tjetër ku arritën të shkatërronin selinë iraniane detare.

“Sapo më njoftuan se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije detare iraniane, disa relativisht të mëdha dhe të rëndësishme.

Po i ndjekim të tjerat — ato së shpejti do të jenë në fund të detit. Në një sulm tjetër, ne shkatërruam kryesisht selinë e tyre detare. Përveç kësaj, Marina e tyre po bën shumë mirë’, shkruan Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026