‘Trump kërcënon demokracinë’, Biden: Po nxit urrejtjen në prag të zgjedhjeve
Presidenti amerikan Joe Biden ka akuzuar paraardhësin Donald Trump dhe mbështetësit e tij se po minojnë demokracinë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, që mbahen javën e ardhshme.
“Mos bëni gabime, në lojë është demokracia për të gjithë ne”, deklaroi Biden, duke iu referuar kërcënimeve të disa kandidatëve republikanë se nuk do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve në rast se humbasin.
Nga ana e tyre, kundërshtarët e Biden u përgjigjën duke e akuzuar atë se po përpiqet të përçajë dhe devijojë drejtimin e Shteteve të Bashkuara.
Në lojë në zgjedhjet e 8 nëntorit është kontrolli i të dyja dhomave të Kongresit. Sondazhet sugjerojnë se republikanët do të marrin nën kontroll Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati mund t’u shkojë demokratëve.
Përbërja politike e dhomave ka një rëndësi të veçantë për mënyrën se si presidenti Biden dhe partia e tij mund të kalojnë ligjet.
Në fjalimin e tij, Biden akuzoi më tej Trump se ka nxitur urrejtjen dhe zemërimin që kur refuzoi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2020-s.
Gjithashtu, duke iu referuar sulmit të fundit ndaj bashkëshortit të kryetares së Kongresit, Nancy Pelosi, ai tha se dhuna ishte pasojë e gënjeshtrave dhe mashtrimeve të lindura nga një komplot dashakeq.
LEXONI GJITHASHTU
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën