Trump kërcënon Japoninë me tarifa 35% nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa deri në 35 për qind për mallrat japoneze nëse të dy vendet nuk arrijnë një marrëveshje tregtare para afatit të 9 korrikut.
Duke folur me gazetarët në Air Force One, ai tha: “Kemi negociuar me Japoninë. Nuk jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje. Dyshoj sinqerisht për këtë”.
Ky kërcënim vjen si vazhdim i politikës doganore gjithnjë e më agresive të Trump, e cila ka shkaktuar pasiguri në tregtinë globale për muaj të tërë, raporton BBC.
Zëvendëskryeministrja japoneze, Kazuhiko Aoki, nuk pranoi të komentojë mbi deklaratat e Trump, duke thënë se Tokio nuk i përgjigjet çdo deklarate të bërë nga zyrtarët amerikanë.
Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit Japonez, Yoshimasa Hayashi, e bëri të qartë se Japonia nuk do të bënte lëshime që mund të dëmtonin fermerët vendas, duke hedhur poshtë kështu mundësinë e hapjes së tregut për orizin amerikan – një temë që Trump e theksoi veçanërisht.
“Ata nuk do ta marrin orizin tonë dhe kanë një mungesë të madhe orizi”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke kritikuar se si, sipas fjalëve të tij, bota është mësuar të shfrytëzojë hapjen e Amerikës në tregti.
Shumica e eksporteve japoneze në SHBA aktualisht i nënshtrohen një tarife prej 10 për qind, ndërsa tarifa për importet e automjeteve dhe pjesëve japoneze është 25 për qind, dhe për çelikun dhe aluminin japonez 50 për qind.
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 21:15 Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0
- 20:45 “I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)