Trump kërcënon të shkurtojë fondet për Nju Jorkun

30 Qershor 2025 | 11:13

Presidenti Donald Trump tha se kandidati demokrat për kryetar bashkie, Zohran Mamdani, duhet të “bëjë gjënë e duhur” nëse zgjidhet, “përndryshe nuk do të marrin para”.

“Kushdo që të jetë kryetar bashkie i Nju Jorkut do të duhet të sillet mirë, përndryshe qeveria federale do të jetë shumë e ashpër me të financiarisht”, tha Trump.

Trump më parë ka kërcënuar të shkurtojë fondet për qytetet dhe shtetet e udhëhequra nga demokratët, me politikat e të cilave ai nuk është dakord.

Nga ana tjetër, Mamdani mohoi kategorikisht se është komunist dhe riafirmoi angazhimin e tij për rritjen e taksave për më të pasurit, duke deklaruar: “Nuk mendoj se duhet të kemi miliarderë.” Ai u shpreh se Trump përdor sulmet personale për të shpërqendruar vëmendjen nga çështjet reale për të cilat po lufton.

Mamdani tha se frymëzohet nga Martin Luther King Jr., duke nënvizuar nevojën për një shpërndarje më të drejtë të pasurisë në SHBA, nëpërmjet demokracisë ose socializmit demokratik.

Qyteti i Nju Jorkut merr më shumë se 100 miliardë dollarë fonde federale në vit, sipas të dhënave të kontrollorit të qytetit, dhe ndërprerja e tyre do të kishte pasoja të mëdha për qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, një organ ndërqeveritar që Kina thotë...
17:05 | 16/07/2026

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026