Trump kritikon Britaninë dhe Spanjën, ja çfarë deklaroi presidenti në takimin me Merz

3 Mars 2026 | 18:34

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, janë takuar sot në Shtëpia e Bardhë, ku kanë zhvilluar bisedime dhe kanë bërë deklarata të përqendruara kryesisht te lufta në Iran.

Gjatë konferencës, Trump u pyet për qëndrimin e aleatëve të tjerë të SHBA-së. Ai shprehu pakënaqësi të veçantë ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës.

Duke iu referuar marrëveshjes së Britanisë me Ishujt Chagos, presidenti amerikan deklaroi: “Ai ishull për të cilin lexuat, qiraja, për çfarëdo arsye, ai e mori me qira ishullin, dikush erdhi dhe ia mori.”

Trump shtoi se SHBA-së iu deshën “tre, katër ditë për të përcaktuar se ku mund të ulemi”, duke theksuar se do të kishte qenë shumë më e përshtatshme të përdorej ai vend në vend të fluturimeve shtesë prej shumë orësh.

“Prandaj jemi shumë të befasuar. Nuk kemi të bëjmë me Winston Churchill,” tha ai, duke iu referuar kryeministrit britanik Keir Starmer.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026