Trump lë të hapur mundësinë e pushtimit paqësor të Kubës: Ata nuk kanë para

27 Shkurt 2026 | 20:17

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që Uashingtoni  të marrë kontrollin e Kubës në mënyrë paqësore. Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po e diskutonte çështjen në nivelin më të lartë.

“Qeveria kubaneze po flet me ne dhe ata kanë probleme shumë serioze, siç e dini”, tha presidenti amerikan ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë në Teksas.

“Ata nuk kanë para. Ata nuk kanë asgjë tani për tani, por po flasin me ne dhe ndoshta do të shohim një pushtim paqësor të Kubës”, shtoi ai.

Trump gjithashtu deklaroi se nuk është i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohen negociatat bërthamore me Iran, por theksoi se ende nuk ka marrë një vendim për autorizimin e një sulmi ushtarak.

“Nuk dua, por ndonjëherë duhet”, u tha Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026