Trump mbërrin në Izrael, pritet nga Netanyahu! Hamasi liron pengjet

13 Tetor 2025 | 08:59

Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka mbërritur në Izrael. Trump u prit nga homologu i tij izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu. Trump pritet të zhvillojë takime me Netanyahun dhe familjarë të pengjeve të liruara.

Në Izael ndodhen edhe vajza e Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner. Air Force One u ul në Tel Aviv pak minuta më parë. Netanyahu priti Trump ndërsa bisedonte me aleatin e presidentit amerikan dhe ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee.

Trump përshëndeti gjithashtu të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe Kushner, të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e truopave të rreth 28 pengjeve të vdekura.

Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026